Misioni i avokatit të Popullit është për të marrë dhe për të hetuar ankesa nga çdo person në Kosovë, që pretendon se i janë shkelur të drejtat nga autoritetet publike në Kosovë.
Kryetari i komunës Sokol Bashota sot e ka pritur për vizitë zëvendësavokaten e Popullit Shqipe Mala. Gjatë këtij takimi kryetari Bashota ka thënë se :dyert e komunës janë të hapura për bashkëpunim dhe si kryetar i komunës e mirëpres këtë bashkëpunim.
Zëvendësavokatja e Popullit Shqipe Mala është shprehur se: sot jam për t’u njoftuar rreth zhvillimeve në komunën e Klinës në procesin e Parandalimit të torturave. Po mundohemi ta forcojmë rolin e të drejtave të njeriut . Në komunën e Klinës do të jemi 1 here në javë në takim me qytetar. Komuna e Klinës me punën që e ka bërë ka qenë shembull , shpresoj që edhe në të ardhmen bashkëpunimi do të vazhdoj ka thënë znj. Mala.
Në takim morën pjesë edhe Hasije Islami nga Zyra Ligjore për Regjion në Pejë dhe zyrtarja për të Drejtat e Fëmijëve në komunën e Klinës Atifete Bytyqi.