Me rastin e fillimit të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Komuna e Klinës i kushton rëndësi parandalimit dhe luftimit të të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore.
Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me akterë të tjerë institucionalë, do të organizojë aktivitete të ndryshme informuese dhe sensibilizuese, me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, inkurajimit të raportimit të rasteve të dhunës dhe thyerjes së heshtjes përballë saj.
Mesazhi i kësaj fushate është i qartë: Mos hesht! Dhuna duhet të raportohet.
Të gjithë kemi përgjegjësi të ngremë zërin kundër dhunës, të mbështesim viktimat dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë.
16 Ditë Aktivizëm – 365 Ditë Angazhim kundër Dhunës!