Dihet që nga pas lufta komuna e Klinës po ballafaqohet me problemin e ujit të pijshëm, kjo është edhe arsyeja e takimi që është zhvilluar në ambientin e Kuvendit Komunal në Klinë, ku është debatuar për kualitetin e ujit të pijshëm në komunën e Klinës.

Kryetari i komunës Sokol Bashota, përfaqësues nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës – Selvete Krasniqi dhe Buqe Nushi, Drejtori i Zyrës Regullative- Raif Preteni , Drejtor- Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- Ramadan Sejdiu , “Hidrodrini”-Regjional -Agron Tigani dhe “Hidrodrini”-Klinës –Menaxher i Njësisë Operative Klinë-Halil Berisha , gjate këtij debati kanë ardhur në përfundim që qytetaret e Klinës të furnizohen me ujë të pijshëm me anë të bombolave(cisterna).
Kompania e “Hidrodrinit” do të bëje furnizim e qytetareve me bombola(cisterna) në baza ditore, ku qytetaret e Klinës , do të mund të furnizohen me ujë të pijshëm përkohësisht . Ndërsa IKSHPK(Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës) ,do të vazhdoj ta bëje monitorimin intensiv të kualitetit për ujit të pijshëm. Kuvendi Komunal do të sensibilizoj opinionin e qytetareve të Klinës mbi furnizimin e përkohshëm me ujë të pijshëm.