Komuna e Klinës ka mbajtur dëgjimin e pestë buxhetor për Draft-Buxhetin e vitit 2025, ku pjesëmarrës ishin banorët e fshatrave Shtupel, Kërrnicë, Binxhë, Grabc dhe Dranashiq, me komunitetin joshumicë. Dëgjimi u zhvillua dje, më 19 gusht 2024, në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Avni Zhabota”, me fillim nga ora 17:00, dhe morën pjesë 27 persona.
Banorët pjesëmarrës rekomanduan si prioritet shtrirjen e rrjetit të ujit të pijshëm dhe riparimin e rrugëve ekzistuese në fshat.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka theksuar theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këto dëgjime buxhetore. Më pas, ai vazhdoi diskutimin mbi projektet të cilat janë në fazën e prokurimit publik dhe që do të përfundojnë këtë vit.
“Këto dëgjime janë mundësia juaj për të ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si do të shpërndahen në investime mjetet buxhetore. Bashkë mund të përpilojmë një buxhet që përfaqëson nevojat reale të komunitetit tonë dhe të sigurojmë zhvillimin e duhur për të gjithë,” – ka thënë kryetari Elezaj.
Të pranishëm në këtë takim, përveç Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ishin edhe Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Enver Berisha, Drejtori i Financave, z. Enver Berisha, si dhe anëtarë të grupit punues dhe banorë të zonave përkatëse.
