Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i komunës Sokol Bashota dhe Don Viktor Sopi- drejtor i përgjithshëm i zyrës qendrore të Caritas Kosova në Ferizaj.
Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të komunës së Klinës dhe Caritas Kosova me qellim të realizimit të projektit shëndetësor: “Përkujdesi shëndetësor shtëpiak dhe ambulator në Kline”.
Kjo marrëveshje parasheh ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore shtëpiake dhe ambulator për qytetaret e komunës së Klinës dhe zonave rurale të kësaj komune . Caritas Kosova stafin profesional ( mjekeve dhe infermiereve) të punësuar në këtë projekt do t’ju ofroj trajnime tjera profesionale dhe menaxhuese, në mënyrë që shërbimi mjekësor të jetë sa me i kompletuar dhe cilësor për qytetaret .
Vlera e projektit është 60 mije euro, ku 25 mije euro do të participoj komuna dhe 35 mije euro Caritas Kosova.