Me ketë marrëveshje janë marrë këto vendime: harmonizimi i procedurave të vazhdimit të projektit për ndriçim publik për rrugët e mbetura me synim ofrimin e ndriçimit publik për ato lagje dhe ESC do të para financoj 10 mijë euro.
Është nënshkruam memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e ESC-së International GmbH, z. Shkelëzen Murtezi, drejtor gjeneral për Evropën Juglindore, për të vazhduar bashkëpunimin për vazhdimin e projektit të ndriçimit publik. Objekti i marrëveshjes është që të sigurohet një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet dy palëve për vazhdimin e zgjerimit dhe të realizimit të proceseve të projektit për ndriçim publik të Komunës së Klinës për fazën e dytë të projektit 2015-2016.
Me ketë marrëveshje janë marrë këto vendime: harmonizimi i procedurave të vazhdimit të projektit për ndriçim publik për rrugët e mbetura me synim ofrimin e ndriçimit publik për ato lagje dhe ESC do të para financoj 10 mijë euro.
Komuna dhe ESC-në janë dakorduar që zbatimi i vazhdimit të projektit të filloi gjatë këtyre muajve të vitit 2015 si dhe të shikohet mundësia e aplikimit të donatoret. ESC i ofron Komunës së Klinës mundësinë për kryerjen e pagesës edhe në dy faza buxhetore 2015-2016 apo në tre faza buxhetore 2015-2016-2017. Mbikëqyrja e zbatimit teknik të projektit dhe pranimi teknik ta bëj Organizata ODME përmes ekspertëve të saj ndërkombëtar.