Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Leonora Dakaj. Gjatë mbledhjes u bë arsyetimi i mungesave dhe u aprovua procesverbali i mbledhjes së kaluar.
Anëtarët e komitetit u informuan nga Zyra për Barazi Gjinore lidhur me sfidat, problemet dhe projektet në fushën e barazisë gjinore në komunë, si dhe nga Zyra për Komunitete dhe Kthim për aktivitetet dhe angazhimet e realizuara.
Pika e rendit të ditës për informimin nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit lidhur me dëgjimet buxhetore për KAB 2027-2029 nuk u shqyrtua për shkak të mungesës së drejtorit të drejtorisë përkatëse.
Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët diskutuan çështje të ndryshme me interes për komunitetet në komunë.