Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në këtë takim, anëtarët e Komitetit zgjodhën znj. Leonora Jaha Dakaj, kryesuese të Komitetit për Komunitete.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët u njoftuan gjithashtu me procedurat dhe kompetencat e Komitetit për Komunitete, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.