Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ndërsa morën pjesë nënkryetari i komunës, z. Fadil Gashi, zyrtar të Stacionit të Policisë në Klinë, z. Besnik Qupeva dhe anëtarët e KKSB-së. Kjo mbledhje kishte gjithsej gjashtë pika të rendit të ditës: 1.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKSB-së; 2.Raport i përgjithshëm i sigurisë në Komunën e Klinës, 3.Të ndryshme. Zyrtari policor, z. Besnik Qupeva, gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata e sigurisë në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren dhe veprimet e ndërmarra nga Polica e Kosovës në Klinë.