Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar se këto projekte janë të nevojshme për qytetarët dhe kërkoi që posa të përfundojnë procedurat, të nisin punimet.
Në takimin e rregullt javor të Këshillit të Drejtorëve Komunalë të Klinës, është debatuar rreth realizimit të disa projekteve në infrastrukturë rrugore, për asfaltimin e rrugëve Sferkë-Perqevë, në Krushevë të Madhe dhe Poterq.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar se këto projekte janë të nevojshme për qytetarët dhe kërkoi që posa të përfundojnë procedurat e prokurimit, të nisin punimet.
Sa i përket infrastrukturës rrugore, u tha se duhet të nisë edhe meremetimi i rrugëve me zhavorr në ato pjesë ku është e nevojshme, derisa në qytet po mbulohen gropat në rrugë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve me automjete. Në këtë takim u njoftua se është duke u punuar edhe në vendosjen e kamerave në disa pjesë të qytetit të Klinës ku mungojnë dhe janë të nevojshme.