Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në takim ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodzic, me të cilën ka biseduar për sfidat, nevojat, dhe të arriturat e komunës së Klinës, me qëllim të plotësimit të infrastrukturës së nevojshme për të gjitha lokalitetet e komunës.
Kryetari Elezaj, duke e falënderuar ministren Hodzic për vizitën, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ministria i ka dhënë komunës së Klinë me financimin e projekteve të ndryshme, të cilat kanë ardhur si rezultat i vlerësimeve pozitive në raportin e përformancës për punën transparente dhe shërbimet nga Komuna e Klinës.
Ndërsa, ministrja Hodzic ka falënderuar kryetarin Elezaj për mikpritjen dhe po ashtu theksoi se MAPL do të vazhdojë të përkrahë me projekte në Komunën e Klinës