Sot ,Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e vizitoj Komunën e Klinës. Kjo vizitë është bërë në vazhdën e vizitave që Kryeministri ka zhvilluar nëpër Komunat e Kosovës. Haradinaj është pritur nga Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, së bashku me stafin e tij ku është zhvilluar një takim i përbashkët në zyrën e kryetarit, që kanë shtjelluar tema që janë në prioritet për qytetarët e Komunës së Klinës.
Haradinaj i shoqëruar nga kryetari Elezaj janë takuar edhe kryesuesin e Asamblesë Komunale Fadil Gashi dhe anëtaret e Asamblesë së Komunës së Klinës, si dhe kryetarët e Bashkësive Lokale, familjarë të dëshmorëve , biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj,
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj tha se: Si qeveri e vendit sot kemi komunikuar me Komunën e Klinës, kryetarin Elezaj , nënkryetarin Besim Hoti, me kryesuesin e asamblesë Fadil Gashi, drejtor, asamblistë, afariste duke e pasur mundësin për së afërmi për të parë agjendën e temave që na lidhin me Klinën. Janë disa tema që i kemi shtjelluar si ujin e pijes, që gjendja nuk është e mirë dhe duhet të veprojmë, ujërat e zeza, infrastruktura që do të trajtohet me kujdes, miniera e boksiteve që nëse aktivizohet është një resurs që mund të krijoj vende të reja të punës duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe shumë aspekte tjera që lidhen me bujqësinë me fermerët, pastaj shëndetësinë etj. ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ndersa, Kryetari Elezaj tha se : Kryeministri Haradinaj, na nderoi sot me vizitën e tij në objektin e Komunës së Klinës, ku patëm rastin që të shprehim të gjitha problemet të cilat ne po punojmë që qytetarëve të ju krijohet jetesa sa më e mirë. Morëm përkrahje të plotë për disa nga çështjet që e preokupojnë komunën tonë, si furnizimi me ujë të pijes ,trajtimi i ujërave të zeza , infrastruktura si dhe probleme të tjera ,ku sot kryeministri na dha përkrahje të plotë rreth këtyre problemeve të komunës sonë.



