Organizuar nga drejtoresha e Kulturës , Rinis dhe Sportit në komunën e Klinës , zjn. Kristina Lazri, festen e 8 Marsit , me vet financim të tyre , gratë e punësuara në nivelin lokal të komunës së Klinës, për dy ditë rresht kanë qëndruar në Shqipëri .
Komuna e Klinës është e binjakëzuar me Bashkinë e Lezhës , kështu që kësaj radhe Shën Gjinit ka qenë vendi i tyre i preferuar për ta festuar festen e 8 marsit. Gjatë kësaj vizite dy ditore , gratë nga Klina e kanë vizituar edhe Lezhën , ku janë takuar me gratë e Bashkisë së Lezhës . Gjatë bashkëbisedimit kanë shkëmbyer përvojat dhe eksperiencat të tyre , që e bënë më të veçantë këtë festë të 8 Marsit.
Festa është bërë edhe me madhështore me vizitën e z. Sokol Bashota , kryetari i komunës së Klinës, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës ,z. Viktor Tushaj , duke ju dhuruar lule të gjitha grave .
Të dielën me vizitën e qytetit të Shkodrës , gratë nga Klina janë kthyer me një përshtypje shumë të mirë. Ato e kanë falënderuar kryetarin Bashota për mundësin e udhëtimin që kryetari çdo here e financon udhëtimin e tyre.
