Projektet në komunën e Klinës nuk kanë të ndalur. Kryetari i Komunës së Klinës, Bashota, ka përcjellë nga afër ecurinë e punimeve në nxehjen qendrore që është duke u rregulluar në Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi”, me rregullimin e së cilës do të krijohen kushte shumë më të mira për nxënësit e kësaj vatre diturie.