Në prani të kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Lorenc Marleku, kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Zllakuqan, përkatësisht lagjen Pataqan të këtij fshati.

Banorët e këtij lokaliteti falënderuan pushtetin lokal dhe iu gëzuan kësaj vepre infrastrukturore të këtij pushteti dhe sipas tyre me ndërtimin e këtij kanalizimi, sepse banorët e këtij fshati, gjegjësisht të kësaj lagje të Zllakuqanit, po e lënë pas një problem jashtëzakonisht të madh që këtyre banorëve iu ka paraqitur vështirësi me vite të tëra.
Ky investim do t’i kushtojë Komunës së Klinës në buxhet prej 58.255,84€, mjete këto të siguruara nga buxheti i Komunës, ndërsa pritet që projekti të përfundojë brenda një periudhe kohore prej 28 ditësh. Kanalizimi do ta ketë gjatësinë prej 2.696 metra.
Për këtë projekt është kontraktuar kompania “Alti Com”, nga Klina.