Krytari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me punë kryesi dhe qytetarë përcolli nga afër punimet për ndërtimin e urës në fshatin Ujmirë, përkatësisht në lagjen Mustafaj mbi rrjedhën e lumit Klina.
“Ndërtimi i urës, ka rëndësi të madhe për banorët e këtij lokaliteti pasi do të bëhet lidhja e disa lagjeve dhe qytetarët do të lëvizin më shkurt dhe më shpejt”, është shprehur Elezaj.
Kjo urë ka një gjatësi prej 14 metrave dhe i tërë projekti i ndërtimit të urës ka një kosto prej rreth 30 mijë euro dhe financohet nga buxheti komunal i komunës së Klinës.
Realizimin e punimeve do ta bëj kompania O.E BAMIRS nga Suhareka.

