Në lagjen Lumaj, të fshatit Këpuz, të Komunë së Klinës, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës.
Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka përcjell nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e këtij segmenti rrugor.
Projekti kap vlerën, prej 53.722,50 euro. Në kryerjen e punimeve, janë të kontraktuara kompania, “Benita” dhe “Gurëbardhi”, nga Klina, në afat prej 120 ditë pune.
Elezaj, gjatë vizitës, në këtë fshat, paralajmëroi edhe investime të tjera.