Projektit me vlerë prej 210 mije euro ,financuar nga ana e MPL dhe KK Klinë ,banorët e Gremnikut do t’i bëjë me rrugë të asfaltuar.
Projektit me vlerë prej 210 mije euro ,financuar nga ana e MPL dhe KK Klinë ,banorët e Gremnikut do t’i bëjë me rrugë të asfaltuar.
Kryetari i komunës Sokol Bashota, në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të asfaltimi të rrugës së fshatit Gremnikë, ka thënë se :Për Gremnikun, por edhe për ne, është një ditë e veçante, sepse ky vit mund të quhet edhe vit i Gremnikut. Janë katër projekte që po realizohen në këtë fshat. Edhe pse fshati Gremnikë ka qenë afër Klinës, nuk ka përfituar deri me tani. Projektet që do të realizohen në këtë fshat janë: Asfaltimi i rrugës së fshatit, kanalizimi i ujërave fekale, trotuari që lidh dy fshatra Gremnikun dhe Çupevën , si dhe rrethoja e shkollës, tha kreu i komunës Bashota.
Përfaqësuesi i fshatit Gremnikë – Binak Gashi ka thënë se: Fal, KK Klinë dhe MPL ,në fshatin tonë po realizohen katër projekte kapitale për banoret e Gremnikut. E falënderojmë KK Klinë dhe kryetarin Bashota për premtime që po i realizon, është shprehur Gashi.