Këshilli Organizativ i Festivalit Folklorik “ I këndojmë lirisë” në Klinë mbajti mbledhjen pare për këtë vit me 17 prill 2013. Me këtë rast u aprovua rregullorja e re e punës së festivalit si dhe u zgjodh drejtoria e festivalit dhe grupet punues.
Festivali tani më tradicional” I këndojmë lirisë” këtë vit mbahet në Klinë për të trembëdhjetën herë me radhë, me 06, 07 dhe 08 qershor 2013 i cili mbahet në datëlindjen e Komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi. Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë” u dedikohet të gjithë dëshmorëve të kombit dhe përjetësohet heroizmi i tyre me këngë e valle epike nga grupet artistike nga të gjitha trojet shqiptare.
Këshilli Organizativ i Festivalit Folklorik “ I këndojmë lirisë” në Klinë mbajti mbledhjen pare për këtë vit me 17 prill 2013. Me këtë rast u aprovua rregullorja e re e punës së festivalit si dhe u zgjodh drejtoria e festivalit dhe grupet punues.
Drejtor i festivalit u zgjodh Z. Sokol Bashota ,njëherë kryetar i Komunës.
Sekretar i Festivalit u zgjodh Ahmet Krasniqi, Drejtor artistik Halit Gashi, skenograf Idriz Berisha, ndërsa zëdhënës i festivalit Ismet Krasniqi. U formuan edhe grupet punuese prej të cilave kërkohet që nga tani secili grup të fillojnë punët përgatitore sipas detyrave e obligimeve që dalin nga rregullorja e festivalit. Festivali do të ketë edhe aktivitete tjera përcjellëse, gara sportive, orë letrare, promovime librash por edhe është kërkuar të jepet ndonjë propozim për ndonjë risi të re të aktiviteteve.
Zëdhënësi i festivalit
Ismet Krasniqi