Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, shefin e grupit kuvendar të AAK-së, Valmir Bacaj, kanë vizituar sot fshatin Zajm, ku bashkë me banorët e fshatit kanë parë nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e parkut të fshatit, financim nga buxheti i komunës në vlerë rreth 27 000 euro.
“Ndërtimi i parqeve në fshatra ka qenë një nga premtimet e mia gjatë fushatës zgjedhore që tashmë kemi filluar ta përmbushim.
Deri më tani kemi bërë ndërtimin e parqeve në Sferkë, Qeskovë, Grabanicë dhe Ujmirë, ndërsa tash kemi filluar ndërtimin e parkut në Zajm e javën tjetër do të fillojmë punën edhe në Caravik.” – ka thënë Elezaj.




