Komuna e Klinës ka filluar takimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027 në fshatin Pjetërq i Epërm, me banorët e fshatrave Pjetërq i Epërm, Pjetërq i Poshtëm, Drenoc dhe Dugajevë, i cili është mbajtur në ambientet e Shtëpisë së Fshatit.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtori i Inspektoratit, Faruk Smajli, drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Nikson Daka si dhe udhëheqësi i departamentit të Financave, Burim Hoti, anëtarë të grupit punues si dhe banorë të zonave të lartcekura.
Kryetari Elezaj para të pranishmëve foli mbi investimet që po realizohen në këto fshatra si dhe shifrat buxhetore që kërkojnë projeksion për vitet e ardhshme 2025-2027, e që sipas tij këto projeksione do të vijnë nga takimet me qytetarë.
Ndërsa dhe udhëheqësi i departamentit të Financave, Burim Hoti, ka bërë në prezantim të shkurtër të draft-dokumentit të kornizës afatmesme lidhur me përmbajtjen, të hyrat, shpenzimet, projektet kapitale, zhvillimi ekonomik për të gjithë qytetarët (gra, burra, vajza dhe djem).




