Ky festival i kushtohet njërit nga kolosët , emblemat e UÇK-së, komandant Mujë Krasniqit-Kapuçit. Për tre net më radhë të gjithë rapsodët, grupet folklorike nga të gjitha trojet shqiptare përformojnë në skenë duke nderuar veprën e këtij tribuni të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryetari i komunës, Sokol Bashota.
Filloi festivali mbarëkombëtarë folklorik “I këndojmë lirisë”i cili për të njëmbëdhjetën herë më radhë mbahet nën patronatin e komunës së Klinës, që i kushtohet njërit nga figurat më emblematike të UÇK-së, Mujë Krasniqi. Festivali zyrtarisht nisi në fshatin Çabiq të Klinës, në vendlindjen e Komandant- Mujë Krasniqit , në një atmosferë festive. Bashkëluftëtarë të komandant Mujë Krasniqit, struktura komunale, përfaqësues të subjekteve politike ,ishin të pranishëm në hapjen e festivalit, duke nderuar kështu veprën e njërit nga komandantët më të lavdishëm të UÇK-së, komandant Kapuçit .Me himnin kombëtarë ushtarët e FSK-së, bënë ngritjen e flamurit duke shënuar kështu edhe zyrtarisht hapjen e Festivalit. Artdashës të shumtë, rapsod, grupe folklorike nga hapësira të ndryshme shqiptare përformuan para të pranishmeve me këngë e valle duke e begatuar kështu atmosferën që përshkonte të hënën vendlindjen e komandantit Mujë Krasniqi.
Po ashtu, morën pjesë grupe të ndryshme folklorike si SHKA “Shqiponjat “ nga Medvegja, Fushkosova, Skenderaj si dhe grupi i valleve nga fshati Cerovikë i Klinës.
I pari që iu drejtua masës ishte kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithë mysafirëve dhe artistëve tha se : “ Ky festival tani më organizohet për të njëmbëdhjetën herë më radhë dhe për çdo vit përcjellim vlerat tona kombëtare folklorike dhe artistike .Artist dhe artiste nga të gjitha trojet shqiptare vijnë në Klinë për të prezantuar fuqishëm të arriturat e tyre në fushën e folklorit. Ky festival i kushtohet njërit nga kolosët , emblemat e UÇK-së, komandant Mujë Krasniqit-Kapuçit. Pra, për tre net më radhë të gjithë rapsodët, grupet folklorike nga të gjitha trojet shqiptare përformojnë në skenë duke nderuar veprën e këtij tribuni të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës” ka thënë, kryetari i komunës, Sokol Bashota.
Në emër të fshatit Çabiq, publicisti Prend Buzhala tha se “keni ardhur në Çabiqin e Mujë Krasniqit , vatër gjithnjë e ndezur për mysafirë dhe mikpritje, vatër gjithnjë e pashuar për krijimtarinë artistike, popullore por vatër gjithnjë e pashuar edhe për rezistencat e luftërat çlirimtare ndër shekuj e mote, deri të kjo e fundit e UÇK-së”.
Çabiqi, tashmë është shndërruar edhe një herë në emër Lavdije që po ndërlidhet edhe njëherë më emrin e hapjes së festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë” si një vazhdim i natyrshëm i traditave tona popullore, më sofrën mirëpritëse e njohur më emrin “Sofra e Çabiqit” Këtu gjithmonë do të jehojë kënga shqiptare për Mujën, si nga Labëria kreshnike, Vlora historike, etj u shpreh ndër të tjera Buzhala .
Në fund të pranishmit u ftuan në sofrën tradicionale të Çabiqit , ku banorët e këtij fshati si nikoqir të hapjes së festivalit, tashme kanë krijuar traditë në mikpritjen e tyre për mysafirët. Festivali folklorik “I këndojmë Lirisë” i cili organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Bashota , do të vazhdojë sonte me natën e parë , ku grupet të ndryshme nga të gjitha hapësirat shqiptare do të prezantojnë në skenë me këngë e valle , si konkurrues për çmimin kryesor “Mujë Krasniqi”, dhe çmimet e tjera tradicionale të këtij festivali mbarëkombëtar .