Sot ,Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, e vizitoi Komunën e Klinës.
Limaj është pritur nga Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, së bashku me stafin e tij ku është zhvilluar një takim i përbashkët në zyrën e kryetarit, dhe kanë shtjelluar tema që janë në prioritet për qytetarët e Komunës së Klinës.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen aktuale dhe të arriturat në Komunën e Klinës si dhe njoftimi në lidhje me projektet në të cilat do të përfshihet Komuna e Klinës gjatë viteve në vazhdim. Me këtë rast Limaj i shoqëruar nga kryetari Elezaj kanë vizituar fshatin Grabanicë me rastin e përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Fabrikës së Metalit” një projekt dhe investim i rëndësishëm që po i shtohet Klinës. Projekti konsiderohet të jetë një model pikë fillestare shumë e rëndësishme për zhvillim në fushën e ekonomisë.
Kryetari Elezaj u shpreh se :Zv.kryeministri Limaj, e nderoi Komunën e Klinës sot me vizitën e tij, ku përveç pjesëmarrjes së tij në përurimin e punimeve të “Fabrikës së Metalit”, patëm rastin që të shprehim të gjitha problemet të cilat ne po punojmë që qytetarëve të ju krijohet jetesa sa më e mirë. Morëm përkrahje të plotë edhe për disa nga çështjet që e preokupojnë komunën tonë, si furnizimi me ujë të pijes, infrastruktura rrugore si dhe probleme të tjera me të cilat përballen qytetarët klinas.


