Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, mbajti Takimin Publik me qytetarët, ku prezantoi rrjedhat e qeverisjes për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Gjatë prezantimit, kryetari paraqiti të arriturat e deritanishme, sfidat me të cilat është përballur komuna, synimet për periudhën në vijim, si dhe investimet kapitale të realizuara dhe ato që janë në proces.
Në kuadër të takimit, qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, komente dhe propozime, duke kontribuar në një dialog të hapur me institucionet komunale dhe në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies.