Drejtoria e Bujqësisë, në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, mbajti sesionin informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta nga zonat rurale të komunës sonë.
Të pranishmit u njoftuan me mundësitë që ofron projekti, si të aplikojnë për trajnime dhe për skemën e granteve, dhe si ta plotësojnë aplikacionin hap pas hapi. Gjatë sesionit u bënë pyetje dhe diskutime, ku u dhanë sqarime për të gjitha paqartësitë.
Sesioni u mbajt në kuadër të projektit “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Veçanta”, të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe të zbatuar nga Syri i Vizionit në partneritet me Brot für die Welt.