Të premten, më 29 maj, është mbajtur seanca e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Enver Berisha, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë. Seanca zhvilloi punimet me këtë rend dite: 1.Arsyetimi i mungesave, 2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 24.04.2026, 3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së nga mbledhja e mbajtur më datë 08.05.2026; 4.Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-9270/26 për hartim të Hartës Zonale (ref.ekz); 5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për ndërrimin e titullarit të pronave sipas propozimit të DKA-së ( ref. Ekz) 6. Pyetje dhe përgjigje. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.