Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Enver Berisha, sot u mbajt seanca e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës. Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, dhe nënkryetari Fadil Gashi. Vëmendje e veçantë gjatë kësaj seance iu kushtua shqyrtimit të Raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar–shtator 2026. Gjatë punimeve të seancës, me rekomandim të Ministrisë, nga rendi i ditës u hoq pika e katër, që kishte të bënte me propozimin për këmbimin e pronave në interes publik. Ndërkaq, në rendin e ditës u përfshinë edhe dy çështje shtesë: kërkesa e Drejtorisë së Arsimit për parcelat e destinuara për ndërtimin e dy çerdheve publike, si dhe çështja e mjeteve nga të hyrat vetanake të Komunës.