Në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës u mbajt Ora Letrare “Tahir Desku”, aktivitet tradicional kushtuar poetit të njohur Tahir Desku, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të veprës së tij, si dhe të mbështetjes së krijimtarisë letrare.Aktiviteti mblodhi krijues të rinj dhe të afirmuar, të cilët para publikut prezantuan krijimet e tyre letrare, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike dhe duke dëshmuar rëndësinë e vazhdimësisë së traditës letrare ndër breza.Në kuadër të këtij aktiviteti, Çmimi “Tahir Desku” për këtë edicion iu nda krijuesit letrar Ramiz Selimi, në vlerësim të kontributit dhe krijimtarisë së tij në fushën e letërsisë.
Ndërsa, për poezinë më të mirë, u ndanë këto çmime:
Vendi i parë: Bruna Pervathi nga Lezha
Vendi i dytë: Mysafir Ramiqi
Vendi i tretë: Mimoza Zejnullahu
Krijimet letrare u vlerësuan nga juria profesionale, në përbërje të:
- Prof. Dr. Migena Arllati
- Prof. Dr. Leonora Bruqaj-Keka
- MA Vilson Culaj
Aktiviteti u mbështet nga Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, në kuadër të përkushtimit për mbështetjen dhe promovimin e kulturës, artit dhe krijimtarisë letrare në komunën e Klinës.Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore e letrare, si dhe në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të komunës.