Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, përfshirë sigurinë në shkolla dhe fillimin e procesit mësimor, sigurinë në trafik dhe sinjalizimin rrugor, lirimin e hapësirave publike, mbrojtjen e ambientit, si dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Komunës së Klinës.
Për gjendjen e sigurisë raportoi edhe Policia e Kosovës, ndërsa çështjet përkatëse u trajtuan nga drejtoritë dhe institucionet përgjegjëse.