Organizuar nga Komuna e Klinës dhe Instituti për Shkencë e Teknologji-INSI
Debatit të paralajmëruar për Shqyrtimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Klinës, edhe kësaj radhe nuk i janë përgjigjur qytetaret e komunës së Klinës , me pjesëmarrje të kënaqshme. Edhe pse sipas afatit me ligj është bërë paralajmërimi, dhe për herë të parë kemi bërë njoftim përmes sms , qytetaret e komunës së Klinës nuk e kanë shpreh interesim të kënaqshëm për pjesëmarrje në debat.
Prezantimi është bërë nga Instituti për Shkencë e Teknologji, me përfaqësues Ismail Baftijari dhe Alban Sokoli.
Pas një diskutimi nga ana e qytetareve të cilët kishin kërkesa të ndryshme debati ka përfunduar si një nisme e mirë për qytetaret e Klinës që do të përfiton prej kësaj nisme. Instituti për Shkencë e Teknologji në bashkëpunim me Komunën e Klinës, kanë vendosur që përmes ueb faqes së komunës ta prezantojnë Strategjinë për Mjedis të Komunës së Klinës, ku për një muaj do të marrim sugjerime, rekomandime nga ana e qytetarëve.
Edhe ata që ishin të ftuar dhe që nuk ishin pjesë e debatit do ta kenë mundësin që brenda një muaji që ti sjellin rekomandimet e tyre në komunë duke dhënë vlerësimet e tyre.
Linku- Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Klinës : https://kline.rks-gov.net/getattachment/10d02741-ab13-42b1-98d5-45b78dc04301/Njoftim—Vleresimi-Strategjik-Mjedisore-per-Plani.aspx
Pjesëmarrës kanë qenë edhe Suzana Mahiri dhe Vjollca Puka nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.