Sot, në orën 11, Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të Kopshtit të fëmijëve në Klinë. Është ky edhe një investim kapital dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët e Klinës dhe në veçanti për nivelin e edukimit parashkollor, rëndësia e të cilit
është prioritare për zhvillimin e kapaciteteve të fëmijëve
në etapat e tjera të shkollimit.Realizimi i këtij projekti është rezultat i përkushtimit të Kryetarit Bashota dhe të pushtetit lokal të Klinës për arritje të standardeve në arsim, me çrast në dhjetor të vitit të kaluar z. Bashota pati nënshkruar një Memorandum me organizatën Save the Children International në Kosovë që në partneritet të realizojnë projektin e ndërtimit të objektit të Kopshtit të fëmijëvë në Klinë, ku Komuna ka marrë përsipër pjesëmarrjen prej 30% të mjeteve financiare për realizimin e këtij projekti. Sipas Kontratës pritet që punimet të fillojnë brenda 10 ditësh.Kopshti i fëmijëvë në Klinë do të jetë një institucion model i edukimit parashkollor në Republikën e Kosovës.Me rastin e nënshkrimit të Kontratës, Kryetari Bashota ka shprehur falënderimin e tij për organizatën Save the Children, para përfaqësuesve të kësaj organizate, të cilët ishin të pranishëm në Zyrën e Kryetarit.