Investimet në infrastrukturën rrugore në qytetin e Klinës nuk kanë të ndalur. Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Arbëria”, në qytetin e Klinës.
Me asfaltimin e kësaj rruge po bëhet realitet edhe një premtim i kryetarit Bashota, i cili në ceremoninë përuruese të fillimit të punimeve i ka uruar banorët për rrugën.