Sportistët , trajnerët, kontribuesit e sportit klinas shpwrblehen më mirënjohje për kontributin e dhënë. Klinë 24 dhjetor
Arben Gojani, futbollist i KF.Dukagjini” të Klinës, është zgjedhur sportisti më i dalluar i vitit në komunën e Klinës.
Kjo përzgjedhje është bërë të mërkurën nga drejtoria komunale e Arsimit, Kulturës dhe Sportit , ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të qeverisë komunale të Klinës.
Xhafer Ademi, udhëheqës i sektorit për sport, ka folur për gjendjen eksizituese të sportit klinas dhe ka thënë se “sporti klinas po zhvillohet më vështirësi të mëdhe për shkak të mungesës financiare për avansimin e klubeve tona në elitën e sportit kosovar.
Ai ka përmendur KF.Dukagjini të Klinës , si kampion i dikurshëm i futbollit të Kosovës, që po përballët më kushte të vështira , financiare si anëtari i ligës së parë të Kosovës në futboll, pastaj klubin e volejbollit, poashtu Dukagjini si ish kampion i shumëfishtë i Kosovës , i cili tani nuk funksionon fare.
Ademi ka bërë thirrje për të gjithë biznesmenet, por edhe komunës së Klinës që ta ndihmojnë sportin Klinas. Në këtë cermoni, ka folur edhe Prenkë Plaushi , drejtor i Administrratës dhe Personelit si dhe Tushe Mehmetaj , drejotoreshë komunale e Arsimit të cilët kanë premtuar ndihmë më të madhe nga ana e KK-së, për vitin 2009.
Më pas janë bërë edhe përzgjedhjet tjera të sportistëve, ku në futboll si sportist të dalluar janë ndëruar më mirënjohje, futbollsitët e KF.Dukagjini, Zenel Mehmeti, Arianit Zefi dhe Memli Seferi.Në volejboll për femra Vlora Tafili dhe Krenare Morina, kurse për meshkuj, Rasim Selmanaj.Në sferën e Shahut, sportisti me i dalluar u zgjodh shahisti klinas, Burim Dushi, ndëkohë që në karate, kampionja e Kosovës, Antoneta Gjidodaj. Boksier i vitit, është dalluar Ekimet Berisha, kurse si shpresa të futbollit , mirënjohje kanë marrë të rinjtë, Bledar Gashi dhe Endrit Eelezaj.
Drejtoria komunale ka ndarë mirënjohje edhe për pedagogët sportiv si Hil Marleku, profesor Severin Elezi, Prenë Zefi, Idriz Eelzi, si dhe kontribuesit e sportit klinas si Arbon Desku, Ramush Agushi, Binak Gashi, Fadil Demiri, nga Prishtina sikurse një mirënjohje e veçantë iu nda, kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota, për ndihmën e dhënë në sportin klinas si dhe drejtoreshës për Kulturë Rini dhe Sport Tushe Mehmetaj.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë