Drejtoria e Inspektoratit po vijon aktivitetet e saj në terren, me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në të gjitha fushat që janë në kompetencën e saj.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, vëmendje e veçantë po i kushtohet sektorit të ndërtimit, ku përmes kontrolleve të rregullta po verifikohet respektimi i dokumentacionit dhe lejeve përkatëse, si dhe përmbushja e kushteve dhe standardeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Inspektorët po ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe çdo veprimi tjetër në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke kontribuar në respektimin e rendit dhe rregullave në territorin e Komunës.