Zyrtari komunal Ranko Kostic i punësuar pranë Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim është sulmuar fizikisht në fshatin Drenovc nga një person që më vonë është cilësuar se është me probleme mentale. Rasti është raportuar në polici, është trajtuar edhe nga ana e autoriteteve komunale. Më vonë, zyrtari komunal ka bërë tërheqjen e deklaratës në polici, pasi që kishte kuptuar që kryesi i sulmit kishte probleme mentale. Sidoqoftë, autoritetet komunale e denojnë ashper këtë sulm të papergjegjshëm duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të demshëm.