Të shtunën, më 08.02.2014, në fshatin Dresnik të Komunës së Klinës, në rrethana të pasqaruara është djegur një shtëpi, pronë e shtetasit serb nga ky fshat, Dimitrije Ribaq. Kohë më parë, po ashtu në fshatin Klinafc të kësaj komune, po në të njëjtat rrethana të pandriçuara, është djegur edhe një shtëpi tjetër e një pjesëtari të këtij nacionaliteti. Rasti është gjykuar nga Kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota dhe është kërkuar të hetohet akti. Edhe ky fshat është i banuar me popullatë nga komuniteti pakicë serb.
Kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota, dënon edhe rastin në fshatin Dresnik dhe kërkon nga organet kompetente të hetuesisë që ky akt të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para organeve të drejtësisë.