Ujësjellësi i fshatit Caravik me gjatësi prej 15 kilometra, në bazë të analizave të bëra ofron 9.1 litër në sekondë ujë të pijshëm, pa baktere biologjike dhe do të furnizohen mbi 160 shtëpi .
Në një ceremoni rasti është bërë përurimi i fillimit të punimeve të ndërtimit të ujësjellësit të fshatit Caravik. Kompania përfituese e këtij projekti është “Al-Ber” nga Suhareka, ndërsa vlera e projektit është rreth 200 mijë euro, investuar nga Kuvendi Komunal.
Kryetari i komunës Sokol Bashota gjatë kësaj ceremonie është shprehur se: të gjithë e dimë që uji pijes është jetik. Uroj që pusi që po ndërtohet të ketë kapacitet që t’i përmbush nevojat e qytetareve të fshatit, por edhe qytetaret duhet të jenë të kujdesshëm që ta përdorin për pije e jo për nevoja të tjera. Gjithashtu kryetari Bashota ka thënë se : ligji është i barabartë për të gjithë , dhe se të gjithë ata që bëjnë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit do të ndëshkohen .
Punimet pritet të përfundohen brenda një muaj e gjysme ka thënë pronari i firmës “Al-Ber” Faton Gashi.