Kostoja e projektit rreth 255 000 euro, investim nga komuna e Klinës.
Ujësjellësi me gjatësi prej 15 kilometra i cili ka kushtuar rreth 255 000 euro , e që do t’i furnizoj rreth 2000 banor , ka bërë që banorët e fshatit Caravik të komunës së Klinës, tani e tutje kanë mundësi që të përdorin ujin e pijshëm , i cili në bazë të analizave që i janë bërë në institut ka dal se është i pastër biologjikisht dhe kimikisht.
Qytetaret e Caravikut në një ceremoni festive kanë festuar këtë projekt që fal investimit komunal ata janë bërë me ujë të pijshëm.
Gjatë kësaj ceremonie kryetari i komunës, Sokol Bashota i ka uruar qytetarët e këtij fshati dhe ka thënë se e kemi par të arsyeshme që të ju sigurojmë ujin e pijshëm dhe që tani e tutje qytetaret e fshatit Caravik kanë mundësi që ta përdorin ujin e pijshëm.
Banoret e këtij fshati e kanë falënderuar kryetarin e komunës, Sokol Bashotën për këtë investim , dhe kanë thënë se është realizuar një projekt shumë i nevojshëm në fshatin tonë fal investimit që e ka bërë komuna.