Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, z. Enver Berisha, dhe stafin e inxhinierëve kanë vizituar fshatin Shtupel për të parë nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve lokale si dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
“Këto dy projekte, kanë qenë kërkesë e banorëve të fshatit Shtupel gjatë realizimit të dëgjimeve buxhetore, me ç’rast edhe po përmbyllim një pjesë të madhe të fshatit me rrugë të asfaltuara dhe rrjet të kanalizimit me rreth 3000 metra.”- ka thënë kryetari Elezaj gjatë kësaj vizite.
Ky investim i komunës së Klinës kap shifrën afër 130 mijë euro