Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së kontejnerëve shtëpiakë të mbeturinave, në fshatin Dresnik të Klinës.

“Dëshiroj ta falënderoj USAID-in për këtë projekt të radhës që Komuna e Klinës kryen me këtë organizatë. Ne çdo ditë përballemi me veprime të qytetareve të cilët hedhin mbeturina aty ku nuk duhet dhe ndoshta kjo ka qenë arsye se nuk kanë pasur ku t’i hedhin, ndërsa nga sot më nuk kanë arsye që ta ndotin ambientin, por mbeturinat tash e tutje do t’i hedhin në këto pajisje. Një ndër standardet që Kosovën do të ofrojë me Bashkimin Evropian është edhe ambienti i pastër, dhe Komuna e Klinës nuk ka hezituar ta mbështes ketë projekt. Një punë të mirë ka bërë edhe kompania “ Ambienti”, dhe se ne projekte të tilla do të mbështesim edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i cili u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të ruajnë ambientin ku jetojnë.
Drejtori i Shërbimeve Publike e Emergjente, Gjokë Lleshaj, tha me këtë rast të gjithë së bashku do të kemi një ambient më të pastër. Banorët e Dresnikut, kanë falënderuar Komunën dhe USAID-in për ketë projekt.