Vendbanimi: Çabiq-Komuna e Klinës
Data e lindjes: 09.02.1997
Vendlindja: Çabiq- Komuna e Klinës
Subjekti politik: PDK
Shkollën fillore dhe shkollimin e mesëm të ulët e përfundoi në shkollën “Ali Krasniqi” në fshatin Çabiq të komunës së Klinës, kurse shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, në drejtimin shkenca natyrore. Në vitin 2020 përfundoi studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Biologjisë, Drejtimi Biologji.
Në vitin 2021, regjistroi studimet në Master në Fakultetin e Edukimit, drejtimi “Master i Mësimdhënies lëndore me specializim në Biologji”, ku dhe vazhdon studimet.