Arta Pantina ka lindur më 10 shtator 2000 në fshatin Gallarevë të komunës së Klinës, në Kosovë.
Ka të përfunduar shkollën fillimore në Shkollën “Dëshmorët e Qendrës” në Gallarevë dhe studimet e mesme në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, me fokus në shkencat natyrore.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, ka zgjedhur të ndjek ëndrrën në fushën e dizajnit të modës. Ka marrë diplomën në Universitetin AAB në Prishtinë, në degën e Dizajnit të Modës.
Tani është duke vazhduar studimet për titullin master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tiranës, me një interes të vecantë në pikturë tekstil modë dhe mësuesi.
Nëpër rrugët e jetës, gjithmonë kam pasur një përkushtim të fortë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të përfaqësuar fuqinë dhe talentin e grave. Për këtë arsye, kam bashkuar forcën time me komunën e Klines për të mbështetur femrat e reja, duke shfaqur solidaritetin dhe bashkëpunimin që ne si gra mund të krijojmë. Nëpërmjet punës sime dhe angazhimit në dizajn dhe në veprimtari shoqërore, synoj të frymëzoj dhe të inkurajoj të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të punojnë për të arritur qëllimet e tyre. Jam besimplotë se, me guxim dhe përkushtim, mund të bëjmë ndryshime pozitive në Klinë.