Kërkesa për regjistrim dhe çregjistrim të hipotekës bëhet online nga Bankat dhe Institucionet tjera Financiare të Licencuara në Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i Hipotekës:
- Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për regjistrim të hipotekës
3. Kontrata mbi Hipotekën e noterizuar
4. Kontrata mbi Kredinë
5. Procesverbali i vlerësimit te paluajtshmërisë
6. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat jurdik
7. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
8. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
9. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
10. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.
Çregjistrimi i Hipotekës:
- Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për çregjistrim të hipotekës
3. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, certifikata e biznesit për personat juridik
4. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
5. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
6. Aktvendimi i Regjistrimit të Hipotekës
7. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
8. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.