Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-kurorëzimit?
Ekstraktet e lindjes të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
Certifikatat e statusit martesor të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
Letërnjoftimet valide të palëve të interesuara për kurorëzim dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
Prania e palëve që lidhin kurorë dhe e dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i gjykatës mbi lejimin e martesës;
Pagesa e taksës 5 €, për kurorëzimet brenda lokaleve të komunës;
Për kërkesa të kurorëzimit jashtë objektit të komunës, vetëm në ambiente solemne jo shtëpi private, taksa është 50€.