Me qëllim të ekzekutimit të kontratës së këmbimit në Kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës së këmbimit të noterizuar,
• Dokumenti i identifikimit për pronarët që këmbejnë pronat ose
• Certifikatën e biznesit (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje), kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohet nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).