Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesa e palës,
• Një kopje të aktvendimit të trashëgimisë të noterizuar,
• Dokumentet e identifikimit të trashëgimtarëve dhe certifikatën e vdekjes së trashëgimlënësit(kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopje),
• Dëshmia e pagesës së tarifës për regjistrim,
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).