Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, e cila mbahet çdo vit nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.
Kjo fushatë synon të rrisë vetëdijen qytetare për parandalimin e dhunës, të fuqizojë gratë dhe vajzat, si dhe të promovojë barazinë gjinore, respektin dhe drejtësinë sociale.
Fushata përkon me 25 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përmbyllet më 10 Dhjetor – Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke përfaqësuar simbolikisht lidhjen mes dhunës ndaj grave dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.