Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës, në partneritet me UN Women dhe me mbështetje nga projekti Gender Equality Facility i financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilloi një trajnim të fokusuar në:
Parimet themelore të barazisë gjinore
Integrimin e grave në proceset vendimmarrëse lokale
Rolin e këshillave lokale për promovimin e diversitetit gjinor
Trajnimi u mbajt në ambientet e komunës dhe synoi të ofrojë njohuritë praktike që duhen për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në institucionet publike.