Qëllim i vizitës së zëvendësministrit të Kulturës,Rinis,dhe Sportit ,Gani Elshani ishte që të njihej për së afërmi rreth aktiviteteve të rinis klinase.
Qëllim i vizitës së zëvendësministrit të Kulturës,Rinis,dhe Sportit ,Gani Elshani ishte që të njihej për së afërmi rreth aktiviteteve të rinis klinase. Jam këtu, që të informohem rreth të arriturave të 6 mujorit të parë të cilat janë kryer brenda kuvendit komunal, po ashtu për prioritetet që ne i shohim t’i fusim në 6 mujorin e dytë duke u mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinis dhe Sportit. Njëherë z.Elshani tha se ne kemi marr një hap që ti ngjallim aktivitet në shoqëri kulturore dhe ato sportiv që ti fuqizojmë këto aktivitete duke e largu rinin nga dukurit negative të cilat e dëmtojnë rinin kosovare. Shoqëritë kulturore apo klubet sportive që janë shuar, Ministria e Kulturës,Rinis dhe Sportit do t’iu krijon mundësin që do të regjistrohen pa pagesë dhe do të mbështetën me pajisje përkatëse. Sipas z.Elashni ,pritet që komunën e Klinës ta vizitoj edhe Ministri i Kulturës,Rinis dhe Sportit Lutfi Haziri.
Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa tha se është momenti i volitshëm qe ti marrim disa hapa të rëndësishëm për rini, që t’ua plotësojmë kushtet me aktivitet. Ne, si komunën do ta përkrahim rinin e cila e meriton një përkujdesje të madhe.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit në komunën e Klinës, Ahmet Krasniqi tha se, në bazë të planit të punës nuk na mungojnë aktivitetet edhe pse na mungon objekti i shtëpisë së kulturës që është duke u ndërtuar, ne kemi pas aktivitete vazhdimisht. Komuna e Klinës ka një rini të shëndosh dhe e meriton që të ketë hapësire më shumë për aktivitete kulturore e sportive.