Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka pritur për vizitë zëvendëskomandantin e trupave të KFOR-it në Kosovë gjeneral Johann Luif.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka pritur për vizitë zëvendëskomandantin e trupave të KFOR-it në Kosovë gjeneral Johann Luif. Gjatë këtij takimi kreu i komunës Bashota e ka njoftuar për zhvillimet në komunë, duke e falënderuar KFOR-in për kontributin e dhënë në komunën e Klinës . E falënderoi edhe LMT-në që kanë qasje të mirë me të gjithë qytetarët e komunës së Klinës dhe bashkëpunim me komunën. Falë bashkëpunimit në mes komunës, KFOR-it dhe Policisë qytetarët e komunës së Klinës ecin lirshëm pa dallim etnie ka thënë Bashota .

Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjenerali Johann Luif gjatë vizitës së tij në komunën e Klinës tha se : qëllimi i vizitës sime është që njoftohem për së afërmi për zhvillimet në komunën e Klinës. Puna e juaj tregon që ju po punoni, që të gjithë qytetaret të kenë një jetë më të mirë , po ashtu Klina është shembull për të gjithë për lëvizje të lire pa dallim etnie .Njëherë e falënderoi edhe Policinë e Kosovës për punën që po e bën dhe bashkëpunimi në mes KFOR-it , komunës dhe Policisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen ka thënë gjenerali Luif gjatë vizitës së tij në komunën e Klinës.